Politika e Privatësisë

Kjo Politike ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre.

Bazuar në:

·         –      Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,

·         –      Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,

CLO Legal Solutions kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

MBROJTJA E TË DHËNAVE

Mbrojtja e të dhënave bazohet në:

·         a) Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;

·         b) Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;

·         c) Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;

·         ç) Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;

·         d) Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE

 E drejta për akses

·         1. Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:

·         a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;

·         b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;

·         2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.

Kontrolluesi

·         CLO Legal Solutions

·         Blv. “Bajram Curri”, Pallati nr. 110

·         Kati 5, 1022

·         Tiranë, Shqipëri

·         Web: www.cenameri.com

E DREJTA PËR TË KËRKUAR BLLOKIMIN, KORRIGJIM, FSHIRRJEN

·         1. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

·         2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.

·         3. Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

CLO Legal Solutions nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.

MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

CLO Legal Solutions është i  ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, CLO Legal Solutions kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni pasi kushtet e këtyre faqeve mund të ndryshojnë nga ato të CLO Legal Solutions.

PYETJE APO ANKESA

·         Me anë të shpjegimit të mësipërm, CLO Legal Solutions shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj.

·         Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme ose klikoni këtu [Komente dhe Ankesa]:

Kontrolluesi

·         CLO Legal Solutions

·         Blv. “Bajram Curri”, Pallati nr. 110

·         Kati 5, 1022

·         Tiranë, Shqipëri

·         Web: www.cenameri.com

E DREJTA PËR TU ANKUAR

1. Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave

Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.

Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

TË TJERA

Kjo Politikë duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.

CLO Legal Solutions rezervon të drejtën që të ndryshojë këtë Politikë në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.