Ju mendoni për aktivitetin tuaj ndërsa ne kujdesemi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Praktika

> Administrative

> Antitrust & Konkurencë

> Bankë & Financë

> E drejta Tregtare

> Investimet e huaja

> Kontrata

> Marrëdhënie Pune

> Mbledhje Detyrimesh

> Pronësia Intelektuale

> Mjedisi & Klima

> Sigurime                                              

>Taksa dhe Tatime            

> Tregtia

>Zgjidhje Mosmarrëveshjesh

Zgjidhje Mosmarrëveshjesh

Mosmarrëveshjet në marrëdhëniet tregtare janë një pjesë e paevitueshme e çdo aktiviteti edhe kur palët kanë pasur qëllimet më të mira dhe mendojnë se kanë parashikuar çdo gjë.

Në rast se trajtohen keq, mosmarrëveshjet në lidhje me kushtet kontraktore mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në marrëdhënien me klientët dhe furnitorëve, pa përmendur kohën, energjitë dhe fondet që mund t’i kushtojnë biznesit.

Avokatët tanë do të analizojnë me kujdes aktivitetin tuaj tregtar sikurse edhe detajet e mosmarrëveshjes në fjalë. Prioriteti ynë është kufizimi i rreziqeve, kostove dhe mosmarrëveshjeve të mëtejshme, ndërsa punojmë me përkushtim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për të cilën na keni angazhuar.

Dërgimi i çështjes para gjykatave nuk është gjithnjë i dëshirueshëm – veçarnërisht kur ju dëshironi të ruani një marrëdhënie me palën tjetër. Aty ku është e mundur, ne përdorim eksperiencën tonë për të negociuar dhe ndërmjetësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes pa pasur nevojë që ndonjëra nga palët t’i drejtohet autoriteteve gjyqësore. Megjithëtë, në rast se një zgjidhje e pranueshme nuk mund të arrihet, ne ju udhëzojmë, ndihmojmë dhe përfaqësojmë me kujdes dhe kompetencë gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke paraqitur apo duke u mbrojtur nga padi.

Për informacione të mëtejshme në lidhje me shërbimet tona për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, për përgatitjen e një kërkesë padie ose deklarate mbrojtje apo për të diskutuar një çështje konkrete, ju lutemi të na kontaktoni në +355 44 314 122; + 355 67 60 00 020 ose info@cenameri.com.

Kontakt:

CLO Legal Solutions    

[e]: info@cenameri.com  
[t]: + 355 44 31 4122        [t]: + 355 67 60 00020
[t]: + 355 69 40 85 520       
[f]: + 355 44 31 4122       

Adresa:   
Bulevardi “Bajram Curri” 
P. Palma e Arte, nr. 110
Kati 5ste, 1022
Tirane

CLO Legal Solutions © 2017 all rights reserved