CLO Legal Solutions është një studio ligjore e përkushtuar të ofrojë shërbime transparente, me cilësi të lartë dhe me qasje për të gjithë, dhe shpresojmë që me ne të keni përvoja të shkëlqyeshme. Ne duam të dëgjojmë se cilat janë komentet dhe sugjerimet tuaja për shërbimet tona në rastet kur keni kontaktuar me ne apo kur keni përdorur produktet dhe shërbimet tona.

Po ashtu ndonjëherë gjërat nuk shkojnë si duhet, kështu që në këto raste përdoret politika jonë e ankesave. Nëse keni ndonjë koment apo ankesë ne ju inkurajojmë të flisni me ne, sepse në këtë mënyrë mund të mësojmë nga gabimet dhe të i përmirësojmë shërbimët tona ku është e mundur.

Nëse dëshironi të bëni ankesë, mund ta bëni përmes email-it, letrës ose telefonit. Sidoqoftë, ne ju inkurajojmë që ankesën ta bëni me shkrim. Të gjitha ankesat duhet të bëhen brenda 90 ditëve nga dita kur ka ndodhur ngjarja ose data kur keni vënë re një çështje të caktuar.

Dërgoni komentin apo ankesën tuaj duke plotësuar formularin si më poshtë:

Unë i/e nënshkruari/nënshkruara deklaroj me përgjegjësi të plotë se të dhënat e deklaruara më sipër janë të  sakta.