Koronavirusi: Menaxhimi i ndikimit ne biznes & Reziqet Ligjore

Që kur koronavirusi (COVID-19) u shfaq në dhjetor 2019, ekonomia globale ka filluar tashmë të ndikohet nga shpërthimi në mbarë botën.

Me asnjë vaksinë në horizont apo që mund të jetë e disponueshme mbase pas një viti apo më gjatë, bizneset, qeveritë dhe industritë po luftojnë me mënyrën sesi të përgatiten për ndërprerjen e mundshme të operacioneve dhe biznesit, si dhe implikimet e gjera të biznesit dhe implikimet ligjore të administrimit të një krize të tillë shëndetësore.

Ekipi i Mbështetjes së Menaxhimit të Riskut nga koronavirusi pranë CLO Legal Solutions përfshin avokatë të cilët janë të gatshëm të këshillojnë klientët për një mori çështjesh ligjore dhe tregtare që prekin industri të ndryshme. Kontaktoni me ne për më shumë informacion.

Konsideratat ligjore dhe të biznesit përfshijnë:

Mbulimi i Sigurimeve, Çështjet e punësimit, Dispozitat e kontraktore dhe Forcës Madhore, Zinxhiri i importit/eksportit dhe furnizimit, Vazhdimësia e biznesit, Pajtueshmëria, dispozitat kufizuese ligjore, Kontratat e Prokurimit Publik, Privatësia e të dhënave, Kufizimet e transportit etj.

Për informacione të mëtejshme në lidhje me shërbimet tona apo për të diskutuar një çështje konkrete, ju lutemi të na kontaktoni në +355 42 22 0022; + 355 67 60 00 020 ose info@cenameri.com.