Një partner i besueshëm për biznesin tuaj

CLO Legal Solutions 

është një studio avokatie e cila synon të ofrojë një shërbim cilësor i cili mbështetet në njohuritë e thelluara në sektorët kryesorë ekonomikë në Shqipëri. 

Të orientuar drejt së ardhmes dhe vëmendje të posaçme ndaj problemeve reale të tregut, studio synon të ofrojë një paketë të plotë shërbimesh ligjore, financiare dhe menaxheriale në mbështetje të përmirësimit të treguesve të biznesit për të siguruar të ardhura të qëndrueshme dhe krijuar marrëdhënie të qëndrueshme e dobiprurëse. 

Ne kuptojmë se çdo klient ka nevoja të veçanta dhe është pikërisht kjo arsyeja pse ne ofrojmë ndihmë të personalizuar e cila mbështetet tek ekspertiza e gjerë e avokatëve dhe profesionistëve tanë. 

Jemi gjithnjë të përkushtuar që klientët të marrin një shërbimin sa më profesional e cilësor të mundshëm duke siguruar këshillim të qartë i cili bazohet në kuptimin real të çdo çështje.

Strategjia e studios së avokatisë CLO Legal Solutions bazohet tek angazhimi, eksperienca dhe integriteti i anetarëve dhe cilësia e shërbimeve të saj sigurohen nga partneri drejtues Av. Bledar Cenameri.

CLO Legal Solutions në akivitetin e saj professional përdor gjerësisht gjuhën Angleze, Italiane dhe natyrisht gjyhën zyrtare Shqipe.

Studio ndodhet në një nga arteriet kryesore të Tiranës, në Bulevardin “Bajram Curri”, në katin e 5stë të ndërtese me nr. 110, të ndodhur përballë dhe vetëm pak hapa nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kontakt:

CLO Legal Solutions    

[e]: info@cenameri.com 
[t]: + 355 44 31 4122   [t]: +355 67 60 00020    
[t]: + 355 69 40 85 520      
[f]: + 355 44 31 4122      

Adresa:

Bulevardi “Bajram Curri”,

P. "Palma e Artë", n. 110
Kati 5, 1022

Tiranë, Shqipëri

CLO Legal Solutions © 2017 all rights reserved