Praktika

> Administrative

> Antitrust & Konkurencë

> Bankë & Financë

> E drejta Tregtare

> Investimet e huaja

> Kontratat

> Marrëdhënie Pune

> Mbledhje Detyrimesh

> Pronësia Intelektuale

> Mjedisi & Klima

> Sigurime                                              

> Taksa dhe Tatime            

> Tregtia

> Zgjidhje Mosmarrëveshjesh

E drejta tregtare

Le të lëmë mënjanë rastin e thjeshtë për krijimin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar ose ndryshimin e drejtorit. Kjo nuk përshkruan praktikën ligjore në Shqipëri.

Praktika jonë mbulon klientët që kanë arritur pikën kur ata kontrollojnë një listë të kompanish dhe madje, ata nuk e kontrollojnë atë vetë, por ndajnë të drejtat dhe detyrimet e tyre me ortakë apo aksionerë të tjerë.

Zakonisht pritet që legjislacioni tregtar të mundësojë marrëveshje dhe marrëdhënie efikase, të parashikueshme dhe të sigurta. Por në praktikë legjislacioni shqiptar ofron vetëm një kornizë me shumë pyetje pa përgjigje. Sa më e lartë të jetë vlera e aktiveve, aq më shumë duhen trajtuar në një mënyrë profesionale, të kujdesshme dhe proaktive çështjet e mëposhtëme:

-         çështjet e drejtimit dhe menaxhimit;

-         mbrojtja e të drejtave të shumicës dhe pakicës;

-         kuota apo aksione të privilegjuara;

-         rritja e kapitalit dhe ruajtja e kuotës në shoqëri;

-         grupimi, planifikimi horizontal dhe planifikimi vertikal;

-         opsionet;

-         mjetet e ekzekutimit.

Me ndihmën e avokatëve tanë shoqëritë mund të vendosin se si të mbrojnë më së miri interesat e ortakëve apo aksionerëve të tyre si dhe të lehtësojnë transaksionet tregtare me klientët dhe huadhënësit.

CLO Legal Solutions përfaqëson si shoqëri të mëdha dhe firma të vogla private të angazhuara në një grup të gjerë biznesesh.

Avokatët dhe këshilltarët tanë i këshillojnë klientët që synojnë të krijojnë një realitet tregtar në territorin e Republikës së Shqipërisë për opsionet e mundshme, si për shembull, përfshirjen në shoqëri lokale, formimin e shoqërive të thjeshta dhe regjistrimin e degëve të shoqërive të huaja në Shqipëri. Këto aspekte të rëndësishme të biznesit zakonisht kërkojnë hartimin e memorandumeve dhe klauzolave midis ortakëve apo aksionarëve, marrëveshjeve të sponsorizimit ose kontratave, si dhe ndihmesë në diskutimet dhe negociatat gjatë mbylljes së tyre.

Përveç kësaj, CLO Legal Solutions ofron shërbime që mbulojnë të gjitha aspektet e tregtare, duke përfshirë:

-         krijim, regjistrimin e enteve juridike të të gjitha llojeve në Republikën e Shqipërisë;

-         themelimin dhe shpërndarjen e shoqërive apo korporatave;

-         marrëveshje partneriteti dhe sipërmarrjesh të përbashkëta;

-         marrëveshje ortakësh apo aksionerësh;

-         marrëveshje fillestare dhe investim kapitalesh;

-         marrëveshje aleancash strategjike;

-         Shitje dhe blerje shoqërish, aktivitetesh tregtare apo aktivesh;

-         marrje kontrolli dhe bashkime të shoqërive apo aktiviteteve tregtare;

-         financime aktivitetesh tregtare. inancimi i korporatave dhe marrëveshjet e qirasë.

Për informacione të mëtejshme në lidhje me shërbimet tona ose për të diskutuar më hollësisht për një çështje të caktuar, ju lutemi na kontaktoni në +355 42 22 0022; +355 67 60 00 020 ose info@cenameri.com.

Kontakt:

CLO Legal Solutions    

[e]: info@cenameri.com 
[t]: + 355 42 22 0022   
[t]: + 355 67 60 00020          
[t]: + 355 69 40 85 520    


Adresa:

Bulevardi “Bajram Curri”,

Ndertesa nr. 110
Kati 5, 1022

Tiranë, Shqipëri