Praktika

> Administrative

> Antitrust & Konkurencë

> Bankë & Financë

> E drejta Tregtare

> Investimet e huaja

> Kontratat

> Marrëdhënie Pune

> Mbledhje Detyrimesh

> Pronësia Intelektuale

> Mjedisi & Klima

> Sigurime                                              

> Taksa dhe Tatime            

> Tregtia

> Zgjidhje Mosmarrëveshjesh

Mbledhje detyrimesh të prapambetura

Debt-collection-in-Albaniajpg

Mbledhja e detyrimeve të prapambetura nënkupton grumbullimin e pagesave të vonuara nga bizneset që nuk kanë paguar paratë që ata kanë borxh për mallra ose shërbime.

Nëse nuk trajtohet menjëherë dhe në mënyrë korrekte, vonesa në pagesa mund të ndikojë seriozisht në biznesin tuaj. Vonesat mund të ndikojnë negativisht në fluksin e parasë, qarkullimin, vlerësimet për qëllime kreditimi dhe madje edhe në reputacionin e biznesit tuaj. Kur lindin këto situata pasja e një strategjie efikase për menaxhimin e vonesave është thelbësore për të trajtuar dhe zgjidhur problemin.

Një agjenci e besueshme e mbledhjes së borxhit, palë e tretë është një praktikë e zakonshme në trajtimin e pagesave të vonuara në Shqipëri. Mbledhja e detyrimeve të prapambetura mund të jetë e vështirë, sidomos në tregjet e huaja; është gjithmonë mirë që të veprohet shpejt dhe me ndihmën e një avokati të trajnuar dhe me përvojë në fushën e mbledhjes së detyrimeve të prapambetura.

Shërbimi i mbledhjes së detyrimeve të prapambetura i CLO Legal Solutions ka një qasje të sprovuar në trajtimin e faturimeve tregtare të prapambetura e cila është rezultat i përvojës shumëvjeçare të rekuperimit të detyrimeve të prapambetura në përputhje me standardet evropiane në Shqipëri. Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë pagesën e plotë sa më shpejt të jetë e mundur, duke ruajtur marrëdhënien me klientin tuaj.

Ne kemi skuadrën më me përvojë dhe të motivuar të rekuperuesve në Shqipëri e cila menaxhohet nga profesionistë me shumë përvojë të spikatur në zgjidhje ligjore, kreditimi dhe risku si për individët ashtu edhe për subjektet tregtare.

Falë kësaj përvoje e cila kombinohet edhe me zgjidhje të tjera të teknologjisë, ne zotërojmë të gjitha kapacitet për të përpunuar qoftë portofole të mëdha detyrimesh ashtu edhe detyrime të përveçme. Në përputhje me ligjin dhe dokumentet e detyrimit ne jemi në gjendje të mbledhim përveç shumës në vonesë edhe kamatat e penalitet qoftë kjo e kolateralizuar apo jo.

Secili debitor klasifikohet përmes një analize të thellë. Ekspertët tanë të mbledhjes së detyrimeve me vonesë ofrojnë rekomandime të qarta dhe realiste për secilin debitor bazuar në statusin e tij financiar dhe ligjor. Për të gjithë ata debitorë që janë likuid dhe që refuzojnë të respektojnë borxhin e tyre ne mund të ofrojmë përfaqësim të plotë ligjor duke filluar me procedurat ligjore para gjykatës kompetente, sekuestrimin dhe ekzekutimin e detyrimit apo sipas rastit kolateralit.

Nëse keni të drejta të arkëtueshme, kontaktoni CLO Legal Solutions. Analistët tanë të mbledhjes së detyrimeve me vonesë do i vlerësojnë ato dhe do përgatisin një ofertë për mbledhjen e tyre.

Për informacione të mëtejshme në lidhje me shërbimet tona të mbledhjes së detyrimeve të prapambetura ose për të diskutuar më hollësisht për një çështje të caktuar, ju lutemi na kontaktoni në  +355 42 22 0022; + 355 67 60 00 020 ose info@cenameri.com.

Kontakt:

CLO Legal Solutions    

[e]: info@cenameri.com 
[t]: + 355 42 22 0022    
[t]: + 355 67 60 00020          
[t]: + 355 69 40 85 520      


Adresa:

Bulevardi “Bajram Curri”,

Ndertesa nr. 110
Kati 5, 1022

Tiranë, Shqipëri