Praktika

> Administrative

> Antitrust & Konkurencë

> Bankë & Financë

> E drejta Tregtare

> Investimet e huaja

> Kontratat

> Marrëdhënie Pune

> Mbledhje Detyrimesh

> Pronësia Intelektuale

> Mjedisi & Klima

> Sigurime                                              

> Taksa dhe Tatime            

> Tregtia

> Zgjidhje Mosmarrëveshjesh

Kontratat

Kontratat janë një mënyrë shumë e mirë për t’u siguruar në çdo marrëdhënie profesionale në të cilën mallra ose shërbime shkëmbehen.

Është mënyra në të cilën secila palë e përfshirë mund të sigurojë parashikueshmëri në lidhje me rezultatin e  dakordësuar. Gjatë hartimit të një kontrate, secila palë duhet të negociojë kushtet e dëshiruara dhe të arrijë në një kompromis përfundimtar me palën tjetër kontraktuese në formën e një dokumenti të shkruar dhe të nënshkruar. Pasi të nënshkruhet, secila palë e përfshirë ka detyrimin për të përmbushur detyrimet e saj kontraktore sipas përcaktimeve përkatëse.

Në disa raste kur mund të jeni i pasigurt në lidhje me nënshkrimin e një kontrate ligjore, është në interesin tuaj më të mirë të kërkoni këshillim ligjor dhe rishikim të kontratës nga avokatët tanë. Ne mund t’ju ndihmojmë në procesin e vështirë të leximit të kontratave në gjuhë "ligjore” dhe shpesh herë ndoshta të pakuptueshme ose paqartë. Ne mund të zbulojmë çdo shpenzim apo parashikim të fshehur në dokument në mënyrë që ju më pas të mos gjendeni në një pozitë të habitshme kur ju jeni të detyruar ligjërisht të përmbushni detyrime të cilat as që i kishit menduar. Përfundimisht, ne evidentojmë çdo rrezik potencial në mes të rrjeshtave të kontratës në mënyrë që t'ju paralajmërojmë në kohë.

Këshillim ligjor në hartimin e një kontrate në Shqipëri është i domosdoshëm për të siguruar që të gjitha kushtet e saj janë të përshtatshme dhe ligjërisht të detyrueshme.

Kontratat e Biznesit

Nëse jeni duke filluar biznesin tuaj ose jeni tashmë një sipërmarrës i suksesshëm, janë disa kontratat që mund të ndikojnë në aktivitetin tuaj. Kontratat e biznesit përfshijnë kontratat e punes, kontratat me ofruesit e shërbimeve dhe shumë më tepër. Sigurimi i një avokati kontratash, i cili ju ndihmon që të kuptoni nëse kontrata apo marrëveshja e biznesit që po nënshkruani realizon atë që ju synoni dhe ju ofron mbrojtje ligjore në rast se lindin probleme, mund të bëjë dallimin në sigurimin e një transaksioni të suksesshëm biznesi.

Kontratat e Ndërtimit

Kur punoni në një projekt ndërtimi, kontratat janë vendimtare në drejtimin e një pune të qetë dhe të suksesshme. Kontratat e ndërtimit mund të përfshijnë marrëveshje ndërmjet pronarit dhe kontraktorit kryesor, ndërmjet kontraktorit kryesor dhe nënkontraktorëve dhe furnizuesve si dhe marrëveshje të ndryshme me kontraktorët e jashtëm të nevojshme për të përmbushur projektin e ndërtimit.

Kontratat e Pasurive të Paluajtshme

Nëse ju jeni duke blerë ose shitur një shtëpi, kontratat janë vendimtare në procesin e pasurive të pajuajtshme. Blerja e një shtëpie nënkupton lidhjen e një marrëveshjeje ligjore me pronarin e mëparshëm të shtëpisë dhe/ose agjencinë duke deklaruar se tani do të bëhesh ti pronar i saj.

Për më shumë informacione në lidhje me shërbimet tona apo për të diskutuar një çështje të veçantë ju lutemi të na kontaktoni në +355 42 22 0022; +355676000020 ose info@cenameri.com.

Kontakt:

CLO Legal Solutions    

[e]: info@cenameri.com 
[t]: + 355 42 22 0022   
[t]: + 355 67 60 00020  
[t]: + 355 69 40 85 520    


Adresa:

Bulevardi “Bajram Curri”,

Ndertesa nr. 110
Kati 5, 1022

Tiranë, Shqipëri