Industri

> Automobilizëm                                

> Energji, Miniera & Infrastrukturë

> Hoteleri, Resorte dhe Turizëm

> Institucione Financiare               

> Kapital Privat

> Kujdes Shëndetsor   

> Mbrojtja e Konkurencës

Pasuri të Paluajtshme

> Art, Sport dhe Modë 

> Teknologji, Media & Telekomunikim

Energji, Miniera & Infrastrukturë

Energy Mining infrastructure Firm Albania Tirana-CLO Legal Solutions webjpg

Nevoja e vazhdueshme për aktive energjitike dhe infrastrukturore të cilat kanë nevojë të vazhdueshme për tu rinovuar do të thotë që nevojiten investime në shkallë të gjerë.

Me mënyrat tradicionale të financimit publik tashmë të pamjaftueshme, në ndihmë të realizimit të projekteve të gjeneratës tjetër nevojiten ide krijuese dhe innovative.

Këto skema në shkallë të gjerë mund të kërkojnë në ekspertizë trans-kufitare dhe aftësi për të gjetur zgjidhje të posaçme për çdo sfidë qoftë kombëtare apo edhe rajonale.

Ne mund të ndihmojmë klientët të projektojnë, marrin kontrollin, financojnë dhe implementojnë projekte si dhe të administrojnë investimin e tyre në një vend në zhvillim e sipër siç është Shqipëria por edhe më gjerë në rajon. 

Ne jemi të specializuar në projekte kombetare, rajonale dhe ndërkombëtare energjitike, të minierave dhe infrastrukturore dhe kuptojmë nevojat e investitorëve në këtë drejtim. Kapacitetet tona ndërkombëtare të kombinuara me ekspertizën tone në legjislacionin financiar, tregtar, tatimor, mbedisor dhe të konkurences sigurojnë zgjidhje ligjore efikase për çdo fazë të projektit. 

Falë filozofisë bashkëpunuese me çdo klient, ne mund të ofrojmë shërbimet e mëposhtëme në fushën e energjisë, minierave dhe të infrastructures:

Mbrojtja e konkurencës: avokatët tanë ju këshillojnë në lidhje me detyrimet përkatëse përpara se të hyni në një transaksion dhe për t’u drejtuar autoritetit përkatës shtetëror për çdo çështje që lidhet me ligjin për mbrojtjen e konkurencës.

Bankë dhe Financë: Skudra jonë mund t’ju këshillojnë në lidhje me të gjitha aspektet që lidhen me projekte të reja blerje, financimet e strukturuara tregtare, si dhe çështjet që lidhen me rregulloret financiare, fondet dhe çeshtjet e kolateralit.

Zgjidhje mosmarrëveshjesh: Skuadra jonë e akvokatëve me përvojë në fushën e energjisë mbulon të gjitha aspektet duke filluar nga analiza strategjike e mosmarrëveshjes dhe deri tek përfaqësimi për zgjidhjen e saj në mënyrë alternative apo pranë këshillave të arbitrazhit dhe gjykatave kompetente.

E drejta e Punës: Ne mund t’ju ndihmojmë duke ju këshilluar në çdo aspekt të legjislacionit që lidhet me punësimin me projekte komplekse punësimi, pagat, pagesat dhe përfitimet e tjera, emigrimin, mbrojtjen e shërndetit dhe sigurinë në punë, marrëdhëniet e punësimit dhe çështjet e sindikatave të punëmarrësve.

Mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike: ne kemi pasur një angazhim të gjatë dhe të vazhdueshëm në adresimin e risqeve dhe mundërive që ofron legjilacioni mjedisor për aktivitete dhe entitete të ndryshme.

Paaftësia Paguese dhe Ristrukturim Financiar: Ne analizojmë alternativat strategjike dhe ligjore dhe ofrojmë zgjidhjen e duhur në mënyrë të qartë për çdo çështje. Ekipi ynë do ju ndihmojë në të gjitha çështjet që lidhen me paaftësinë paguese, ristrukturimin, falimentimin, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe çështjet e padëshiruara të bashkimeve e blerjeve që lidhen me energjinë dhe infrastrukturën.

Pronësia intelektuale: Ne ju ndihmojmë në të gjitha çëshjet që lidhen me regjistrimin e patentave dhe markave tregtare, menaxhimin e portofoleve të pronësisë intelektuale, kërkesat dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Bashkimet dhe Blerjet: Avokatët tanë ju asistojnë në çështjet tuaja në lidhje me strategjitë tregtare, bashkimet dhe blerjet private dhe publike, shitjen e aktiveve dhe pjesëmarrjeve, bashkimet e përkohshme, privatzimet, ofertat në angande dhe gara, blerjet, riorganizime dhe rifinacimet tregtare.

Kapitali privat: Ne ofrojmë një këshillim të strukturuar duke filluar nga themelimi dhe strukturimi i fondeve të reja, operacionet, blerjet dhe shitjet dhe deri tek planifikimi përfundimtar për daljen nga investimi dhe likujdimi.

Taksa dhe Tatime: Skuadra jonë ju këshillon në lidhje me planifikimin tatimor e cila bëhet në bazë të planifikimt strategjik, operacional dhe transaksioneve; përputhshmërinë me legjitslacionin tatimor; planifikimin tatimor në lidhje me bashkime e blerje si dhe sipas rastit ristrukturimin e planifikimit tatimor; bashkimin e aktiviteteve; taksa kombëtare dhe vendore; zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me taksat dhe tatimet; strategjitë për trasferimin e çmimit etj. 

Për më shumë informacione në lidhje me shërbimet tona apo për të diskutuar një çështje të veçantë ju lutemi të na kontaktoni  në +355 42 22 0022; +355676000020 ose info@cenameri.com.

Kontakt:

CLO Legal Solutions    

[e]: info@cenameri.com 
[t]: + 355 42 22 0022    
[t]: + 355 67 60 00020  
[t]: +355 69 40 85 520


Adresa:

Bulevardi “Bajram Curri”,

Ndertesa nr. 110
Kati 5, 1022

Tiranë, Shqipëri